Një person vdes në QKUK, policia po e heton rastin

  • A.P /
  • 06 December 2025 - 10:45
Një person vdes në QKUK, policia po e heton rastin

Një burrë ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njoftoi sot policia pa dhënë shumë detaje, por tha se po e heton vdekjen, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“HETIM MBI VDEKJEN – QKUK, Prishtinë 05.12.2025 – 04:10. Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, tha policia në raportin 24-orësh.


(Kosova Sot Online)