Përparim Rama është betuar për mandatin e tij të dytë në krye të Prishtinës

  • A.P /
  • 09 December 2025 - 11:00
Përparim Rama është betuar për mandatin e tij të dytë në krye të Prishtinës

Përparim Rama është betuar për mandatin e tij të dytë në krye të Komunës së Prishtinës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai fillimisht uroi asamblistët pas betimit të tyre.

Në seancën inauguruese, Rama u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Kristale Rama.

Para asamblistëve, Rama pas betimit, mbajti një fjalim, duke falënderuar qytetarët për besimin e dhënë.

“Prishtina foli dhe ky besim për mua është vazhdim i përgjegjësisë dhe motivit.  Është zotim për të vazhduar punën me përkushtim të palëkundur. Ju faleminderit që na keni besuar drejtimin e kryeqytetit tonë! Faleminderit që besuat në vazhdimin e vizionit trasnformues për Prishtinën. Po hymë në këtë mandat me vendosmërinë për t’i përfunduar projektet kapitale, për të vazhduar investimet në arsim e shëndetësi, në zhvillim rural dhe në të gjithë sektorët që prekin drejtpërdrejt cilësinë e jetës se qytetarëve tonë”, tha ai.

Rama ka falënderuar ambasadat për bashkëpunimin dhe respektin e ndërsjellë dhe tha se do t’i vazhdojnë këto raporte me mirënjohje dhe profesionalizëm.

(Kosova Sot Online)