Bajram Begaj, sot do të nisë një vizitë dyditore në Kosovë

  • A.P /
  • 09 December 2025 - 11:30
Bajram Begaj, sot do të nisë një vizitë dyditore në Kosovë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot do të nisë një vizitë dyditore në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për vizitën e tij, Policia e Kosovës tha se do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve apo takimeve sipas agjendës,  Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative”.

Policia e Kosovës kërkoi “mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”.

(Kosova Sot Online)