Trump: Brenda dhjetë muajsh kam ndalur tetë luftëra

  • A.P /
  • 10 December 2025 - 11:45
Trump: Brenda dhjetë muajsh kam ndalur tetë luftëra

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se pret të zhvillojë një telefonatë sot në lidhje me Tajlandën dhe Kamboxhian, pasi luftimet janë ri-përshkallëzuar përgjatë kufirit të tyre të diskutueshëm pas prishjes së një marrëveshjeje të kohëve të fundit për armëpushim, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Duke folur në një tubim në Pensilvani, presidenti amerikan, Donald Trump sërish pretendoi se ka ndalur një sërë luftërash anembanë globit, duke përfshirë atë të Kosovës e Serbisë.

Lideri amerikan ka deklaruar se ka ndalur edhe një konflikt midis Kosovës dhe Serbisë.

“Brenda dhjetë muajve kanë ndalur tetë luftëra duke përfshirë atë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha lideri amerikan para masës që ishin tubuar për ta dëgjuar fjalimin e tij.

(Kosova Sot Online)