Komisioni Qendror i Zgjedhjeve del me njoftim

  • A.P /
  • 11 December 2025 - 11:45
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve del me njoftim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se ka filluar regjistrimi për votim të personave me nevoja të veçanta, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Nëse për shkak të aftësisë së kufizuar ose nevojave të veçanta nuk mund të votoni në vendvotimin tuaj, KQZ mundëson votimin në adresën tuaj përmes ekipeve mobile”, njofton KQZ.

Afati për regjistrim: 11 – 21 dhjetor 2025

Përmes platformës së KQZ-së: https://vpnv.kqz-ks.org/sq/

Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve

Për më shumë informata:

WhatsApp / Viber: +383 46 13 00 13

Telefono pa pagesë: 0800 55 555.


(Kosova Sot Online)