Moti të shtunën në Kosovë parashikohet me kthjellime
Moti të shtunën në Kosovë parashikohet i qëndrueshëm, me kthjellime dhe diell, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Mjegulla që formohet në ultësira gjatë mëngjesit mund të vazhdojë edhe pasdite në disa pjesë të vendit.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 0°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 6°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)
