Lushaku: Konjufca kërkoi falje për 5 vjet dështime, përçarje e korrupsion
Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë një koment në profilin e saj në Facebook pas intervistës që dha ish-kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas saj “E kishin qitë Glaukun me i arsyetu dështimet e dëmet që ia sollën Kosovës këto katër vjet”.
“Kërkoi falje për sjelljet gjatë qeverisjes dhe për mungesën e prezencës në media. Një sjellje tipike e një politikani popullist që hedh mjegull mëshire për të marrë vota”, vijon Lushaku Sadriu.
“Pesë vjet dështime, përçarje, korrupsion, shkatërrim të institucioneve e shkelje kushtetuese nuk mbulohen me një intervistë përgjëruese”, vlerësoi ajo.
(Kosova Sot Online)
