E rëndë: Nxënësi i mitur qëllon me armë drejtorin në këtë vend

  • A.P /
  • 23 December 2025 - 07:29
E rëndë: Nxënësi i mitur qëllon me armë drejtorin në këtë vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Turqi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas mediave vendase, një i mitur qëlloi me armë zjarri drejtorin e shkollës gjatë pushumit.

Drejtori është shtruar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa incidenti shkaktoi panik te nxënësit dhe mësuesit.

Sipas mediave turke, gjithçka filloi pasi drejtori i bëri vërejtje nxënësit javën e kaluar, kur ai po shkonte në shkollë me biçikletë elektrike.

Autori i mitur i krimit është arrestuar, ndërsa babai i tij është gjithashtu në paraburgim


(Kosova Sot Online)