Ndërpritet seanca ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc
Për shkak të kërkesës së mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit special Bekim Kodraliu, është ndërprerë seanca fillestare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku dy vëllezërit Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe Igor Dimoviq, akuzohen për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.
Mbrojtësi i të akuzuarit Jovan Viqentijeviq, avokati Nebojsha Vllajiq tha se nuk ka vërejtje në përbërjen e trupit gjykues, por në prokurorin Bekim Kodraliu, për të cilin kërkoi që të përjashtohet nga lënda.
Vllajiq kërkoi që Kodraliu mos ta marrë këtë personale.
Sipas tij, i mbrojturi i tij është arrestuar më 1 dhjetor 2024 dhe vetëm 6 ditë pas kësaj, ka parashtruar kërkesë për mbledhje të provave më 6 dhjetor. Thotë se këtë kërkesë ia parashtroi prokurorit të shtetit dhe gjykatës, dhe se provat ua dorëzoi të dyja palëve.
(Kosova Sot Online)
