Dërguti: Opozita e pat shansin historik që e humbi qysh në start

  • A.P /
  • 31 December 2025 - 12:30
Dërguti: Opozita e pat shansin historik që e humbi qysh në start

Opinonistja Aida Dërguti tha se opozita nuk arriti ta kuptonte lojën e kreut të VV-së, Albin Kurtit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo tha se Nisma pati kritikën më të artikuluar ndaj pushtetit.

“Opozita e pat shansin historik që e humbi qysh në start, duke nxituar me deklarime që nuk janë për një qeveri të opozitës. Në fakt LDK-ja duke refuzuar që të dyja palët, dhe Nisma e cila nëse i shohim debatet e fushatës së 9 shkurtit, ka qenë më i artikuluari në kritikën ndaj pushtetit”, tha Dërguti.

Edhe data e zgjedhjeve, sipas Dërgutit, ishte e planifikuar për në dhjetor, në kohën kur vjen mërgata.

(Kosova Sot Online)