Trump urdhëroi sulmet ndaj objektivave ushtarake në Venezuelë

  • A.P /
  • 03 January 2026 - 10:05
Trump urdhëroi sulmet ndaj objektivave ushtarake në Venezuelë

Presidenti i SHBA-sw, Donald Trump, ka urdhëruar sulme ndaj objektivave brenda Venezuelës, përfshirë instalacione ushtarake, kanë thënë zyrtarë amerikanë për partnerin amerikan të BBC-së, CBS News.

CBS raportoi se Pentagoni i ka referuar të gjitha kërkesat për koment në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkaq, Qeveria e Venezuelës e akuzoi SHBA-në për kryerje të “agresionit ushtarak” me presidentin i Nicolás Maduro që ka nënshkruar një gjendje të jashtëzakonshme dhe ka urdhëruar që të gjitha planet e mbrojtjes kombëtare të zbatohen “në kohën e duhur dhe në rrethanat e duhura”, thuhet në një deklaratë nga qeveria.

Shpërthime, zhurma të forta dhe avionë që fluturonin në lartësi të ulët janë dëgjuar në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, ndërsa një pjesë jugore e qytetit mbeti pa energji elektrike, sipas raportimeve dhe dëshmive të banorëve.

Sidoqoftë, ende nuk ka konfirmim zyrtar dhe nuk dihet qartë shkaku i shpërthimeve.

(Kosova Sot Online)