Starmer: Groenlanda dhe Danimarka duhet të përcaktojnë të ardhmen e rajonit
Kryeministri britanik Keir Starmer mbajti anën e Danimarkës për çështjen e Groenlandës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Groenlanda dhe Mbretëria e Danimarkës duhet të përcaktojnë të ardhmen e Grenlandës dhe askush tjetër”, u tha kryeministri britanik gazetarëve, lidhur me komentet e presidentit të SHBA Donald Trump se ishulli i duhet për qëllime mbrojtëse.
Kur iu kërkua të komentonte, në një intervistë të veçantë, mbi deklaratën e kryeministres daneze Mette Frederiksen duke i thënë Trump të ndalonte kërcënimet ndaj Groenlandës , Starmer tha: “Unë e mbështes atë dhe ajo ka të drejtë për të ardhmen e Groenlandës”.
U ndal gjithashtu edhe te Venezuela, i cili ka mbajtur një qëndrim më pak kritik sesa udhëheqësit e tjerë evropianë. Starmer tha se i takon SHBA-së të justifikojë veprimet e saj dhe se “Britania i gjykon shtetet e tjera bazuar në të drejtën ndërkombëtare”.
Duke deklaruar se situata nuk është e thjeshtë, ai tha: “Ajo që na duhet në Venezuelë është një tranzicion demokratik paqësor. Ky ishte qëndrimi ynë para fundjavës, ky mbetet qëndrimi ynë.
“E drejta ndërkombëtare është korniza, është spiranca ose masa me të cilën ne gjykojmë veprimet e të gjitha qeverive të tjera. Dhe sigurisht që i takon SHBA-së të justifikojë veprimin që ndërmori. Nuk është e thjeshtë. Është e ndërlikuar dhe, edhe sot, ka zhvillime të mëtejshme.”
(Kosova Sot Online)
