Vjosa Osmani, Kurti e Basha, bëjnë homazhe në Reçak

  • A.P /
  • 15 January 2026 - 07:33
Vjosa Osmani, Kurti e Basha, bëjnë homazhe në Reçak

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha sot do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore në 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ata do të bëjnë homazhe më fillim nga ora 10:30.

“Krerët e shtetit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha dhe Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore në 27- vjetorin e Masakrës së Reçakut”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)