Një djalë 11-vjeçar dyshohet se e ka qëlluar për vdekje të atin
Një djalë 11-vjeçar nga Pensilvania dyshohet se e ka qëlluar për vdekje të atin, pasi i kishin marrë më parë sistemin e lojërave Nintendo Switch.
I mituri përballet me akuza për vrasje me armë më 13 janar në shtëpinë e tij në Duncannon Borough.
Siç përfshihet në dokumentet gjyqësore të siguruara dhe të raportuara nga WGAL News 8, rasti ilustron se sa lehtë fëmijët mund të kenë akses në armë në SHBA.
Policia mbërriti në banesën e familjes rreth orës 3:20 të mëngjesit, ku oficerët gjetën 42-vjeçarin e quajtur Douglas Dietz, të vdekur në shtrat nga një plagë me armë zjarri në kokë.
(Kosova Sot Online)
