Maqedonci: ‘Normandy Index 2025’ rendit Kosovën të parën në Ballkanin Perëndimor

  • A.P /
  • 20 January 2026 - 07:49
Maqedonci: ‘Normandy Index 2025’ rendit Kosovën të parën në Ballkanin Perëndimor

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sipas “Normandy Index 2025”, të përgatitur nga Shërbimi Kërkimor i Parlamentit Europian (EPRS), Kosova renditet e para në Ballkanin Perëndimor për Siguri Strategjike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ndërsa, renditet e 13-ta në botë për nivelin më të ulët të kërcënimeve strategjike ndaj paqes dhe demokracisë.

“Indeksi mat fusha kyçe si: stabilitetin politik dhe institucional, sundimin e ligjit dhe funksionimin demokratik, reziliencën ndaj dezinformimit dhe ndikimeve të huaja, rrezikun e konflikteve dhe sigurinë kombëtare, kërcënimet hibride dhe presionet gjeopolitike”- ka thënë ai.

Ndërsa ka shtuar se Kosova pozicionohet në mesin e 10% vendeve më të sigurta në botë.

Maqedonci ka thënë se ky është një vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar për stabilitetin, progresin dhe orientimin euroatlantik të vendit.

(Kosova Sot Online)