Haziri: Përgjegjësia për manipulim të votave është mbi KQZ-në

  • A.P /
  • 21 January 2026 - 08:45
Haziri: Përgjegjësia për manipulim të votave është mbi KQZ-në

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke komentuar dyshimet mbi manipulimin e votave në zgjedhjet e 28 Dhjetorit, tha se partia e tij “distancohet dhe nuk ka të bëjë me neve”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Duke komentuar, situatën e rinumërimit sidomos në Prizren, Haziri tha se “kanë fillu me u tregu brekët e palara”.

“KQZ është organ i pavaruar, është gjykatës”, vlerësoi Haziri teksa po flet për situatën me vjedhjen e votave.

“Tash pe dijmë pse znj.Daka qenka largu nga KQZ, me qenë ajo nuk kish ndodhë kurrë”, u shpreh Haziri.

(Kosova Sot Online)