Shqipëria në Bordin e Paqes, miratohet me 13 vota pro
Është miratuar në Komisionin e Jashtëm projektligji i qeverisë për marrëveshjen e Shqipërisë për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, ngritur nga presidenti amerikan Donald Trump për paqen në Gaza dhe Lindjen e Mesme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sakaq, 3 amendimet e propozuara për këtë projektligji nga Gazmend Bardhi janë hedhur poshtë.
Ndërkohë marrëveshja përfundimtare do të miratohet në një seancë plenare në Kuvend.
(Kosova Sot Online)
