Intervistimet lidhur me dyshimet për manipulim të votave po vazhdojnë
Intervistimet lidhur me dyshimet për manipulim të votave në Prizren po vazhdojnë. Në to janë përfshirë të gjithë komisionerët, përfshirë ata nga partitë kryesore: LVV, PDK, LDK dhe AAK.
Raportohet se disa persona janë ndaluar, por ende nuk ka vendime të shkruara për asnjë prej tyre që të regjistrohen me numër të saktë.
Hetimi vijon nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës, ndërsa pritet të mblidhen prova dhe të identifikohen personat përgjegjës.
(Kosova Sot Online)
