Macron: Nuk do të ketë më rrjete sociale për fëmijët

  • A.P /
  • 26 January 2026 - 08:32
Macron: Nuk do të ketë më rrjete sociale për fëmijët

Shembulli i Australisë, e cila ka ndaluar aksesin në rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç, duket se pritet të ndiqet edhe nga Franca. Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti francez, Emmanuel Macron, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një video të publikuar prej tij, Macron deklaron se duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm shkollor, do të ndalohet përdorimi i telefonave celularë në shkolla, si dhe përdorimi i rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç.

“Truri i fëmijëve dhe adoleshentëve tanë nuk është për shitje. Emocionet e tyre nuk janë për shitje dhe nuk duhet të manipulohen, qoftë nga platformat amerikane apo nga algoritmet kineze”, shprehet Macron në videon e tij.

Më tej, presidenti francez bën thirrje për përshpejtimin e procedurave ligjore, pas të dhënave shqetësuese të një raporti të autoritetit shëndetësor francez. Sipas raportit:

Një në dy adoleshentë kalon nga dy deri në pesë orë në ditë në telefonin celular

Rreth 90% e fëmijëve të moshës 12–17 vjeç kanë akses në internet përmes celularëve.

58% e tyre i përdorin pajisjet kryesisht për rrjete sociale

Përdorimi i rrjeteve sociale shoqërohet me shumë pasoja të dëmshme për shëndetin mendor dhe zhvillimin e fëmijëve. 

(Kosova Sot Online)