Përparim Rama tregon nëse do ta paraqesë kandidaturën për kryetar të LDK-së

  • A.P /
  • 27 January 2026 - 10:15
Përparim Rama tregon nëse do ta paraqesë kandidaturën për kryetar të LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pyetur nëse do ta paraqesë kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Kuvendin e kësaj partie që do të mblidhet këtë të shtunë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rama tha se nuk do të përfshihet në këtë proces të brendshëm, duke shtuar se do që ta shoh LDK’në lartë e më lartë.

“Unë do t’i ndihmoj gjithmonë dhe sa herë të ka nevojë Lidhja Demokratike, dhe kam dëshirë që LDK të ngritet lartë e më lartë. Por nuk do të jem kandidat për të shtunën për këtë proces zgjedhor, process i brendshëm. Uroj të ketë proces të mirëfilltë dhe demokratik dhe t’i ndihmoj LDK’së të dalë fituese si rezultat i këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Rama.

Në Kuvendin e LDK’së, kreu aktual Lumir Abdixhiku do ta paraqes dorëheqjen, pas rezultatit të dobët që shënoi kjo parti në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Vendimi nëse do i pranohet dorëheqja apo jo, mbetet në dorë të delegatëve.

Deri tash, kandidaturën për të parin e kësaj partie e ka shpallur Avdullah Hoti.

(Kosova Sot Online)