Rinumërimi drejt fundit, ja sa kuti kanë mbetur

  • A.P /
  • 30 January 2026 - 08:39
Rinumërimi drejt fundit, ja sa kuti kanë mbetur

Procesi i rinumërimit të votave në Kosovë pritet të përmbyllet gjatë ditës së sotme, ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

Sipas tij, deri më tani është përfunduar rinumërimi i pjesës dërrmuese të vendvotimeve, ndërsa kanë mbetur edhe 143 vendvotime për t’u rinumëruar.

“Nga fillimi i këtij procesi më 13 janar dhe deri në përfundim të ditës së enjte, më 29 janar, janë rinumëruar rreth 95 për qind e vendvotimeve, përkatësisht 2,414 nga gjithsej 2,557 vendvotime”, ka deklaruar Elezi.

Ai ka sqaruar se 143 vendvotimet e mbetura i takojnë katër komunave të fundit që janë përfshirë në këtë proces, përkatësisht Prishtinës, Podujevës, Suharekës dhe Shtërpcës.


(Kosova Sot Online)