Trump: Nëse s’arrihet marrëveshje me Iranin, ja çka do të ndodh

  • A.P /
  • 02 February 2026 - 07:30
Trump: Nëse s’arrihet marrëveshje me Iranin, ja çka do të ndodh

Presidenti Donald Trump la të kuptohet të dielën se, nëse Irani nuk arrin një marrëveshje bërthamore me Shtetet e Bashkuara, bota do të shohë së shpejti nëse Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, kishte të drejtë kur paralajmëroi se një sulm i ShBA-së do të ndizte një luftë rajonale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Pse të mos e thoshte ai këtë? Sigurisht që mund ta thuash këtë,” u tha Trumpi gazetarëve, sipas CCN, kur u pyet për reagimin e tij ndaj komenteve sfiduese të udhëheqësit iranian rreth pasojave të mundshme të një sulmi nga SHBA-ja.

“Por ne kemi anijet më të mëdha dhe më të fuqishme në botë, atje, shumë pranë,” shtoi Trump. “Dhe shpresojmë se do të arrijmë një marrëveshje.”

“Nëse nuk arrijmë marrëveshje, atëherë do ta marrim vesh nëse ai kishte të drejtë.”

Trumpi tha të shtunën se Irani po “bisedon seriozisht” me Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që refuzoi të thoshte nëse ka vendosur për një sulm të mundshëm ushtarak kundër regjimit.

(Kosova Sot Online)