A u gjunjëzuan delegatët e LDK-së para Lumir Abdixhikut?
Pas 7 orësh diskutimesh në Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së, delegatët e partisë kanë refuzuar dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në një votim të fshehtë, 302 delegatë morën pjesë, ku 164 prej tyre shprehën mbështetje për vazhdimin e udhëheqjes së Lumir Abdixhikut, ndërsa 136 ishin kundër.
Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës është deklaruar pas mbledhjes së kuvendit të kësaj partie, ku përmes votëbesimit s’iu pranua dorëheqja e ofruar prej tij.
Ai ka thënë se kjo mbledhje me mbi 7 orë diskutime, ‘’prodhuan demokracinë maksimale që një parti mund të ketë’’.
‘‘Për mbi 7 orë pati diskutime, prodhuan demokracinë maksimale që një parti politike mund ta ketë. Dhe këtë demokraci na vjen në formë të debatit të hapur, konstruktiv dhe në fund, një proces i paraqitjes së dorëheqjes dhe nisjes së votëbesimit për kryetarin e një partie mbi votimin e fshehtë. Më shumë se kaq s’mund të shkojë një parti politike, jo në Kosovë, jo se jo në rajon, por në pak vende të tjera të botës.’’, ka thënë ai.
Ai ka thënë edhe se është mirënjohës për mbështetjen e dhënë si dhe për kundërshtimet gjatë këtij procesi.
Me votim të mbyllur u dha verdikti i anëtarësisë së LDK, për të cilin jam falënderues. Por po ashtu jam mirënjohës edhe i mbështetjes dhe kundërshtimeve në këtë proces përpara, zotohem se do t’i afroj të gjithë. Me këtë adfrim nënkuptoj që të gjejë më të mirën brenda vetes, të ruajmë unitetin, por të jemi të sinqert me popullin e Kosovës dhe vlerat që i kemi si LDK.’’, ka shtuar ai.
(Kosova Sot Online)
