Abdixhiku: Ecim bashkë për një fillim të ri me LDK-në

  • A.P /
  • 02 February 2026 - 12:15
Abdixhiku: Ecim bashkë për një fillim të ri me LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas rizgjedhjes së tij në krye të partisë, duke falënderuar delegatët dhe strukturat e LDK-së për besimin e dhënë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një statusi të shoqëruar me një video nga Kuvendi i Punës së LDK-së, Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e vullnetit, durimit dhe demokracisë së brendshme në parti.

“Në jetë duhet pasur vullnet e durim, të mirat vijnë pastaj. Ju faleminderit për demokracinë maksimale, për besimin e ri e të pastër; dhe për një fillim të ri, shumë më të ndryshëm. Ecim bashkë tani!”, ka shkruar Abdixhiku.

Rizgjedhja e Abdixhikut në krye të LDK-së vjen pas mbajtjes së Kuvendit të Punës së partisë, ku ai mori mbështetjen për të vazhduar drejtimin e partisë edhe në mandatin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online)