Aksident: Një veturë ka dalë jashtë rrugës dhe ka rënë poshtë saj

  • A.P /
  • 03 February 2026 - 14:00
Aksident: Një veturë ka dalë jashtë rrugës dhe ka rënë poshtë saj

Një aksident ka ndodhur sot në Kaçanik, ku një veturë ka dalë jashtë rrugës dhe ka rënë poshtë saj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se si pasojë e këtij aksidenti është mbyllur rruga në drejtim të Hanit të Elezit.

Veseli tha se një person ka pranuar tretman mjekësor në Emergjencën e Ferizajt.

“Sot, më 03.02.2026, rreth orës 11:20, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rajonin e Kaçanikut, te semafori i parë në drejtim të Hani i Elezit. Për momentin, rruga është e mbyllur në të dy korsitë, pasi një veturë ka dalë jashtë rrugës kryesore dhe ka rënë poshtë saj. Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet relevante, përfshirë Policinë, zjarrfikësit, emergjencën mjekësore si dhe njësitin e trafikut rajonal Ferizaj, të cilët janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme.”


(Kosova Sot Online)