Ymeri për situatën e energjisë: Janë t’u na vjedhë 700 mijë euro në ditë

  • A.P /
  • 04 February 2026 - 08:00
Ymeri për situatën e energjisë: Janë t’u na vjedhë  700 mijë euro në ditë

Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se në Kosovë vjedhet gati në çdo sektor, por energjia thotë se është më profitabile, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka thënë se 700 mijë euro është fitimi në ditë, duke thënë se askush nuk ka fitim më të madh në Kosovë

Ajo tha se është absurde të paguash më shumë rrymë, pse një kompani merr më shumë punëtorë.

“Ne duhet me të pagu ty pse ti ke marrë më shumë punëtorë. Kjo është absurd. Kjo është vjedhje. Këta vjedhin në shëndetësi, libra shkollorë, por sistemi energjetik është më profitabili. 700 mijë euro në ditë, aty korruptohet dikush, aty dikush”, ka thënë ajo. 


(Kosova Sot Online)