Parashikimi i motit për sot dhe dy ditët në vijim

  • A.P /
  • 06 February 2026 - 07:20
Parashikimi i motit për sot dhe dy ditët në vijim

Moti të premten në Kosovë nis me vranësira që gradualisht shtohen gjatë ditës, ndërsa pasdite priten edhe reshje shiu. Në viset malore priten reshje bore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Me reshje shiu parashihet të mbajë edhe dita e shtunë, me një ndërprerje në mesditë ku priten periudha me diell, duke vazhduar pasdite reshjet e shiut, ndërsa në viset malore reshje bore.

E diela vjen me mot të ndryshueshëm, me periudha dielli, vranësira dhe reshje të shkurtra shiu, ndërkaq në viset malore reshje bore.

(Kosova Sot Online)