Ky është mësuesi nga Kosova që dyshohet se e rrahu nxënësin në shkollë

  • A.P /
  • 10 February 2026 - 11:00
Ky është mësuesi nga Kosova që dyshohet se e rrahu nxënësin në shkollë

Mësimdhënësi Abaz Kadriu është arrestuar për rrahjen e një nxënësi në shkollën fillore të mesme të ulët “Pavarësia” në Prishtinë.

Media mëson se Kadriu, i cili prej vitesh jep mësim në këtë shkollë, është mësimdhënësi i cili në një video të publikuar shihet duke ushtruar dhunë ndaj nxënësit.

Sulmi fizik ndaj nxënësit është kryer brenda ambienteve të shkollës.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:00 në mesditë, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi fizik të ndodhur në një shkollë fillore në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast”, tha Pllana.

Në videon e rrahjes, mësimdhënësi i arrestuar për dhunë fizike shihet teksa e sulmon nxënësin me dy duart, ndërsa sulmin e shoqëron edhe me kërcënime verbale.

(Kosova Sot Online)