Aksident i rëndë: Një veturë pasagjerësh u përplas me një kamion

  • A.P /
  • 11 February 2026 - 12:45
Aksident i rëndë: Një veturë pasagjerësh u përplas me një kamion

Një aksident ka ndodhi në hyrje të Shkupit ku një veturë pasagjerësh u përplas me një kamion.

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut dha detaje për këtë aksident të rëndë trafiku.

Sipas informacioneve nga policia, incidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 në autostradën Shkup–Kumanovë. Përplasja ka ndodhur ndërmjet një automjeti pasagjerësh BMË me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.V. 25-vjeçar nga fshati Bujkovcë, rajoni i Shkupit, dhe një automjeti transportues Mercedes me gjysmërimorkio me targa të Negotinës, i drejtuar nga L.D 56-vjeçar.

Në aksident, të dyja automjetet janë përfshirë nga flakët dhe janë djegur plotësisht, ndërsa drejtuesi i BMW-së ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar nëKlinikën “Nënë Tereza” në Shkup.

Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga ekipi hetimor i SPB Shkup.

(Kosova Sot Online)