Kallas uron për formimin e Qeverisë: Ky është një moment i ri

  • A.P /
  • 12 February 2026 - 07:45
Kallas uron për formimin e Qeverisë: Ky është një moment i ri

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, shkroi në rrjetin “X” se pas më shumë se një viti bllokim politik, “formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm inkurajues”, duke uruar kryeministrin Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në shkrimin e saj, Kallas shprehet se “ky është një moment i ri për të avancuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe dialogun Beograd-Prishtinë. Jam gati të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti”, duke paralajmëruar një takim mes Kurtit e Vuçiqit.

“Tani ajo që ka rëndësi është që të ecë me shpejtësi me reformat. Kjo është mënyra më e shpejtë për të zhbllokuar mbështetjen e BE-së me vlerë qindra miliona euro dhe për të pasur përparim në rrugën e saj drejt BE-së”, është shprehur Kallas.

(Kosova Sot Online)