Moti të mërkurën parashihet të jetë kryesisht stabil
Moti të mërkurën në Kosovë parashihet të jetë kryesisht stabil, me intervale më të shpeshta me diell gjatë ditës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në disa zona mund të ketë vranësira të lehta kalimtare, por pa reshje. Ndërsa në orët e mëngjesit nuk përjashtohet mundësia e ngricave, sidomos në viset malore, dhe do të fryjë erë mesatare deri mesatarisht e fortë.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 0°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 4°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)
