Hargreaves: Kosova si vend tranzit për migrantët është rrezik për vetë shtetin

  • A.P /
  • 21 February 2026 - 11:45
Hargreaves: Kosova si vend tranzit për migrantët është rrezik për vetë shtetin

Jonathan Hargreaves, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, ka thënë se ‘’roli i Kosovës si vend tranzit për migrimin e parregullt paraqet rreziqe për sigurinë dhe të drejtat në Kosovë, Britani dhe në Evropë’, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Hargreaves, ka thënë se kjo gjë është diskutuar gjatë të një dokumentari të ri mbi rrjetet e kontrabandimit të migrantëve në Kosovë, rrjete të cilat, ambasadori britanik, i ka cilësuar si rrjete kriminale.

Postimi:

Roli i  Kosovës si vend tranzit për migrimin e parregullt paraqet rreziqe për sigurinë dhe të drejtat në  Kosovë,  Britani dhe në Evropë.

Ne e diskutuam këtë gjatë lansimit të një dokumentari të ri mbi rrjetet e kontrabandimit të migrantëve në Kosovë, të cilin BIRN e ka prodhuar me mbështetjen e Ambasadës Britanike.

Këto rrjete kriminale shfrytëzojnë njerëzit më të cenueshëm dhe minojnë përpjekjet e kontinentit për të menaxhuar lëvizjen e njerëzve në mënyrë të drejtë dhe humane.  Britania e Madhe dhe  Kosova po bashkëpunojnë ngushtë për të luftuar krimin serioz dhe të organizuar të imigracionit.

(Kosova Sot Online)