Shoferi i autobusit kapet duke përdorur telefonin gjatë vozitjes
Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka njoftuar se një shofer autobusi është kapur duke përdorur telefonin gjatë vozitjes përmes kamerave, dhe ndaj tij është shqiptuar gjobë për kundërvajtje.
“Po ashtu, pas verifikimit ka rezultuar se shoferi ka përsëritur kundërvajtjen për herë të dytë, andaj i është sekuestruar patentë-shoferi dhe i është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik për një periudhë prej tre muajsh”, thuhet në njoftim të Policisë.
Policia ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të mos e përdorin telefonin gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat e trafikut, për të garantuar sigurinë e udhëtarëve dhe qytetarëve në përgjithësi.
(Kosova Sot Online)
