Gjendet një person i vdekur pranë shtëpisë së tij
Një burrë është gjetur pa shenja jete dje në rrugë pranë shtëpisë së tij në fshatin Krstaci i Epërm të Dragashit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Policia, e cila tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij, është duke e hetuar vdekjen.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML.
(Kosova Sot Online)
