Çmimi i derivateve në Kosovë u rrit brenda vetëm 24 orësh
Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Më 3 mars, një litër naftë në disa pika karburanti arriti në 1.39 euro, ndërsa benzina në 1.38 euro.
Një ditë më parë, çmimet ishin deri në 1.25 euro për naftë dhe 1.24 euro për benzinë.
Lëvizja e shpejtë e tregut vendor nuk është rastësi – ajo pasqyron përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe tronditjen e zinxhirit global të furnizimit me energji.
(Kosova Sot Online)
