Kurti i kishte ofruar Osmanit postin e ministres së Arsimit

  • A.P /
  • 10 March 2026 - 11:00
Kurti i kishte ofruar Osmanit postin e ministres së Arsimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është diskutuar që asaj t’i jepet një post ministror.

Gazetari Peka e pyeti atë se a i është ofruar pozita e ministres së Arsimit.

“Janë diskutuar këto gjëra, por kam thënë se nuk është çështje pozitash. Nuk është që më duhej një pozitë doemos”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo tha se nuk i ofroi përkrahje nga Albin Kurti si kandidate për Presidente.

“Më thanë ejani futuni si kandidate formalisht si kundërkandidate e Glauk Konjufcës, e të shohim si po rrjedh, kur i pyeta pse kemi nevojë unë e Konjufca të jemi kundërshtarë, a e kam unë përkrahjen tuaj, e ajo përkrahje nuk m’u dha”, ka thënë ajo. 

(Kosova Sot Online)