Ky vend ka vendosur për mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë

  • A.P /
  • 10 March 2026 - 08:09
Ky vend ka vendosur për mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë

Pakistani ka vendosur mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për të kursyer karburant, duke prekur rreth 40 milionë nxënës.

Në kuadër të masave, gjysma e punonjësve të shtetit do të punojë nga shtëpia, kolegjet dhe universitetet do të zhvillojnë mësim online, ndërsa shpërndarja e karburantit për automjetet qeveritare do të ulet me 50% për dy muajt e ardhshëm.

Zyrat qeveritare, përveç bankave, do të funksionojnë katër ditë në javë.

(Kosova Sot Online)