Një person ka vdekur në një aksident

  • A.P /
  • 18 March 2026 - 10:15
Një person ka vdekur në një aksident

Një person ka vdekur në një aksident në rrugën Podujevë-Prishtinë.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se në aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë. Ngasësi i motoçikletës nuk ka arritur të përballojë plagët, dhe i njëjti ka vdekur. Vdekja e viktimës  është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, bën të ditur policia.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës nuk ka arritë të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur.

Vdekja e viktimës (mashkull)  është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, thuhet në njoftimin e  plotë të Policisë së Kosovës

(Kosova Sot Online)