Rrustemi: Kurti iu ka ofruar PDK’së dhe LDK’së marrëveshje politike

  • A.P /
  • 19 March 2026 - 09:30
Rrustemi: Kurti iu ka ofruar PDK’së dhe LDK’së marrëveshje politike

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha se Vetëvendosja i ka ofruar “marrëveshje politike PDK-së dhe LDK-së”, teksa po diskutohej për çështjen e presidentit.

“Ka pasur gatishmëri në orët e fundit në komunikim për të diskutuar marrëveshjet politike edhe për pozicione tjera institucionale…”, tha Rrustemi.

“Për qeveri ka pasur refuzim prej opozitës”, tha ai kur u pyet nëse opozitës ju ofrua bashkëpunim për qeverinë.

Ai tha se “gatishmëri nga VV-ja ka pas për marrëveshje politike”, duke mos sqaruar se çka konkretisht.

Por sipas tij, “meqenëse nuk ndodhi takimi”, nuk është nevoja të përmenden këto “pozicione”.

(Kosova Sot Online)