Një person vdes pas përleshjes me armë mes vëllezërve

  • A.P /
  • 21 March 2026 - 17:33
Një person vdes pas përleshjes me armë mes vëllezërve

Një person ka humbur jetën sot pas një incidenti me armë zjarri në fshatin Bokshiq të Klinë.

Viktima, u qëllua gjatë një fjalosjeje mes dy vëllezërve dhe nuk i mbijetoi plagëve.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, duke bërë të ditur se njësitet policore dhe Prokuroria po vijojnë hetimet.

“Rreth orës 15:10 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës, e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës. Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima fatkeqësisht ndërroi jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë, të cilat po vijojnë me procedurat hetimore Janë sekuestuestuar edhe tre gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në vendin e ngjarjes” deklaroi Gashi.

(Kosova Sot Online)