Po hetohen raportimet për të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë
Shërbimi Sekret i SHBA-ve tha të dielën, 5 prill, se po heton raportimet për të shtëna gjatë natës pranë Parkut Lafayette, i cili ndodhet përballë Shtëpisë së Bardhë.
Siç shkruan The Guardian, nuk raportohet të lënduar dhe nuk u gjet asnjë i dyshuar pas një kërkimi në park dhe zonën përreth pas mesnate.
Donald Trump po kalonte fundjavën në Shtëpinë e Bardhë, e cila nuk dha koment të menjëhershëm për incidentin. Operacionet e Shtëpisë së Bardhë vazhduan normalisht, por siguria në zonë u shtua, sipas Shërbimit Sekret.
Parku ka qenë i rrethuar me gardh për javë të tëra për shkak të rinovimeve. Shërbimi Sekret tha se po punon me policinë e Distriktit të Kolumbias dhe Policinë e Parkut të SHBA-ve.
(Kosova Sot Online)
