Katër gra dhe dy burra intervistohen pasi ia vodhën paratë nga çanta

  • A.P /
  • 06 April 2026 - 10:15
Katër gra dhe dy burra intervistohen pasi ia vodhën paratë nga çanta

Një person ka raportuar në polici se i janë vjedhur para të gatshme në vlerë te konsiderueshme, të cilat i kishte pasur në çantën e tij.

Teksa rasti është nën hetime, policia informon se “lidhur me rastin janë intervistuar gjashtë dëshmitarë; katër femra dhe dy meshkuj shtetas të huaj të cilët kishin qenë së bashku me ankuesin”.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE E RËNDË/Prishtinë 05.04.2026-05:13. Dyshohet se nga persona të panjohur ankuesit mashkull kosovar i kanë vjedhur para të gatshme në vlerë te konsiderueshme të cilat i kishte pasur në çantën e tij. Lidhur me rastin janë intervistuar gjashtë dëshmitarë; katër femra dhe dy meshkuj shtetas të huaj të cilët kishin qenë së bashku me ankuesin. Rasti nën hetime.

(Kosova Sot Online)