Ky është polici që u arrestua në flagrancë për korrupsion

  • A.P /
  • 17 April 2026 - 14:00
Ky është polici që u arrestua në flagrancë për korrupsion

Një zyrtar policor ka përfunduar në pranga pas një operacioni të Inspektoratit Policor të Kosovës, i zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Sipas mediave bëhet fjalë për Edison Limanin, zyrtar policor në Stacionin Policor në Shtërpcë, në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Ferizaj.

Sipas informatave, ai dyshohet se ka pranuar 2,000 euro, si pjesë e një shume të përgjithshme, në lidhje me veprën penale “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Arrestimi i tij është realizuar më 16 prill, gjatë një operacioni hetimor me masa të fshehta, përfshirë simulimin e korrupsionit, ku i njëjti është kapur në flagrancë.

Operacioni është zhvilluar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj.


Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.

Rasti është në fazën e hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

(Kosova Sot Online)