Lëndohen dy punëtorë pasi u rrëzuan nga mjeti i punës
Dy punëtorë kanë pësuar lëndime pasi janë rrezuar nga mjeti i punës. Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur ne fshatin Ceraj të Leposaviqit dhe është cilësuar si “Rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
“Është raportuar se dy meshkuj kosovarë, punëtorë të një kompanie private, derisa ishin duke punuar, janë rrezuar nga mjeti i punës dhe kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Për rastin thuhet se është arrestuar një i dyshuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ministria e Punës me Inspektoratin të enjten kanë zhvilluar aksion të inspektimeve nëpër vendpunishte të ndryshme me qëllim të kontrollit të nivelit të sigurisë dhe shëndetit në vendet e punës.
Aksioni i inspektorëve është zhvilluar pasi të mërkurën një punëtor humbi jetën në vendin e punës në Shtime. Ai është personi i tetë që këtë vit ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës.
(Kosova Sot Online)
