Kurti: Ka përpjekje që harmonia jonë fetare të prishet

  • A.P /
  • 17 April 2026 - 13:30
Kurti: Ka përpjekje që harmonia jonë fetare të prishet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për harmoninë dhe bashkëjetesën fetare në Kosovë. Kurti ka thënë se institucionet e Kosovës janë të vetëdijshme se toleranca ndër-fetare në Kosovë tentohet të prishet edhe nga faktorë të jashtëm.

“Ka nganjëherë përpjekje të tilla. S’e di a janë shprehje e qëllimit të gabuar apo gabimit të paqëllimshme. Duhet të jemi të kujdesshëm, të shikojmë se kush po na e dëmton harmoninë tonë të brendshme, duhet të bisedojmë më ta”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë e veprime të tilla kanë dështuar në të kaluarën dhe do të vazhdojnë të dështojnë edhe në të ardhmen.

Duke folur për përpjekjet e jashtme për prishje të harmonisë ndër-fetare, Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës është në kontakt të vazhdueshëm me bashkësitë fetare, konkretisht BIK-un për të diskutuar rreth çështjeve që lidhen me elementet që shkojnë kundër traditës së besimit në Kosovë.

Kurti këto deklarime i ka bërë në kuadër të tryezës “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore” e organizuar nga Fondacioni “Drita” dhe mbështetur nga BIK.

(Kosova Sot Online)