Haradinaj: Kurti po e shfrytëzon këtë kohë me e kap shtetin
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka akuzuar kryeministrin Kurti për kapjen e shtetetit dhe pushtetit derisa përmendi disa shembuj.
Haradinaj tha se Kurti ka strategjinë e tij për konsolidim në pushtet.
“Kurti e ka strategjinë e tij aj e shfrytëzon këtë kohë që të konsolidohet në pushtet me kap shtetin, pushtetin përfshirë edhe ato sfera, tema që nuk janë direkt të lidhura te qeverisja si rasti i RTK-së apo i KPM-së, pra kështu në favor të mediave pra insistimi i tij ecja me shpejtësi drejt gjyqësorit pra për të konsolidu edhe pushtetin gjyqësor pushimi i familjarëve të ministrave, sot më nuk është diqka e jashtëzakonshme që gruaja, motra, vllai të i këtij ministri apo atij të merr pjesë këtu tendenca që me e konsolidu edhe më tutje me Gjykatën Kushtetuese”, tha Haradinaj.
(Kosova Sot Online)
