Arrestohet një i dyshuar për një rast të plagosjes

  • A.P /
  • 18 April 2026 - 12:00
Arrestohet një i dyshuar për një rast të plagosjes

Pas më shumë se tre muajve është arrestuar një person në Podujevë që dyshohet se mori pjesë në një rast të përleshjes në janar nga ku mbetën të plagosur tre persona.

Ai dyshohet për armëmbajtje pa leje dhe lëndim të rëndë trupor.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 04.01.2026-20:30. Lidhur me rastin, me 17.04.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe nga i njëjti është konfiskuar arma e zjarrit pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policië.

Për këtë rast policia në janar kishte thënë se përleshja kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje në mes vete dy grupe rivale. Në këtë rast ishin të përfshirë pesë të dyshuar dhe një tjetër kishte qenë viktima.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë  04.01.2026, 20:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete dy grupe rivale pesë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një viktimë mashkull kosovar. Gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre ku si pasojë ka plagosur dy nga të dyshuarit dhe viktimën. Dyshohet se në këtë rast kanë marrë pjesë edhe tre persona të tjerë të cilët nuk janë identifikuar dhe gjenden në arrati. Tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy nga të dyshuarit tjerë kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhej në raportin e policisë të datës 4 janar.

(Kosova Sot Online)