Kurti: Shkuarja në zgjedhje të parakohshme nuk është opsion

  • A.P /
  • 20 April 2026 - 10:00
Kurti: Shkuarja në zgjedhje të parakohshme nuk është opsion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk është opsion, duke theksuar nevojën për zgjidhje politike lidhur me zgjedhjen e presidentit.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se zgjedhja e presidentit është detyrim kushtetues dhe kërkon vullnet për kompromis mes partive politike.

Ai shtoi se asnjë parti nuk mund të pretendojë shumicë të mjaftueshme për të imponuar zgjidhjen e vet, duke theksuar se dialogu duhet të bazohet në rezultatet zgjedhore dhe interesin e vendit.

“Ne jemi të hapur për zgjidhje që i përgjigjet vullnetit qytetar”, u shpreh Kurti.

(Kosova Sot Online)