Hamza: Për një kryeministër nuk do të ishte e lehtë të kalohej dita me 16 euro
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka komentuar kursimet e kryeministrit Albin Kurti, të cilat ishin diku rreth 16 euro.
Hamza ka shprehur dyshimet e tij për një gjë të tillë.
Hamza ka thënë se nëse ajo do të ishte e vërtetë Kurti do të duhej të huazonte para më 1 janar.
“S’kam koment se për vete po flas, pa dashur të hyj në çështje të tjera, me i pas 16 euro me 31 dhjetor, me 1 janar ndoshta do ta kaloja ditën disi, por me 2 janar, ose është dashur të shkojë në bankë, ose të huazojë diku, ose diçka, se ne jemi njerëz, harxhojmë, hamë buk, pijmë ujë, kemi nevoja”, ka thënë ai, duke shtuar se për një kryeministër nuk do të ishte e lehtë të kalohej dita me 16 euro.
“Besoj që ajo ka qenë një situatë momentale, në një ditë të caktuar, përndryshe, duhet me huazu mjete, ose me marrë kredi”, është shprehur ai.
(Kosova Sot Online)
