Sot është formuar grupi punues për projektligjin për Byronë Shtetërore

  • A.P /
  • 21 April 2026 - 12:45
Sot është formuar grupi punues për projektligjin për Byronë Shtetërore

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion është formuar grupi punues për projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Kryesues i këtij komisioni është zgjedhur deputeti i VV-së, Vigan Qorrolli.

Ndërsa, anëtar të grupit punues janë: Erxhan Galushi nga Lëvizja Përparimtare e Romëve, Adnan Rrustemi nga LVV, Përparim Gruda nga PDK dhe  Besnik Tahiri nga AAK. 

(Kosova Sot Online)